Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka shprehur shqetësim për ndikimin e dezinformatave nga Rusia dhe Kina në Ballkanin Perëndimor.
Ai theksoi se qëllimi i këtyre dezinformatave është të pengohet integrimi i rajonit në Bashkimin Evropian.
Në platformën X, Terras bëri të ditur se këto shqetësime i ka përfshirë edhe në raportin e tij të fundit për Kosovën.
“Në raportin tim për Kosovën, i kushtoj vëmendje të veçantë sigurisë. Dezinformimi nga Rusia dhe Kina ka për synim të destabilizojnë rajonin dhe të pengojnë rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së”, ka shkruar ai.
Moti i keq godet Marokun, viktima e të zhdukur/ Mbi 150 000 ...
Zarf i kuq për Elijonën në Big Brother VIP
Shkurte Fejza, Ylli Limani, Mozzik dhe qindra artistë në mbë...
Durmishi: Gjykata Speciale është e padrejtë dhe nuk do të du...
Pas shkarkimit të Lecit, Liria emëron Ismet Munishin në krye...
Aksident mes tri veturave në Klinë, lëndohen katër persona