Qeveria e Kosovës nesër në mëngjes do ta mbaj mbledhjen e radhës, ku pikë e parë e rendit të ditës është raportimi i kryetarin e komisionit Shtetëror për shënjimin e kufirit me Malin e Zi, Shpejtim Bulliqi.
Mbledhja do të fillojë nesër nga ora 09:00.
Kryeministri Ramush Haradinaj ditë më parë ka deklaruar se kryesuesi i komisionit për shënjimin e kufirit e ka njoftuar dje që është i gatshëm me raport dhe të gjeturat e tyre, shkruan Indeksonline.
“I kam propozuar që një mbledhje të ardhshme të vijnë të na propozojnë në mbledhjen e qeverisë. Me siguri si konkluzë do të dalë se marrëveshjen duhet ta procedojë Qeveria në Parlament. Të gjeturat e raportit ia procedojmë Kuvendit. Sa na përket neve si Qeveri pas njohjes së materialit nuk na mbetët shumë punë pos me proceduar në Kuvend. Mundemi të hënën me mbajt një mbledhje të qeverisë por së pari të kemi konsulta paraprake”, tha Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë. /Indeksonline
KQZ sot mban mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja
Dita e Punëtorëve/ Sot protestohet në Prishtinë
Parashikimi i motit për sot
Alarmi në BE: Po pakësohen rezervat e karburantit për avionë...
Nottingham Forest triumfon ndaj Villas, fiton edhe Braga
Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të...