Dhuna në familje vazhdon të mbetet një fenomen shqetësues në vendin tonë.
Vetëm në 24 orët e fundit, janë raportuar 2 raste të dhunës në familje, në Prishtinë.
Në të dy rastet, është ushtuar dhunë fizike ndaj viktimave femra, thuhet në raportin e policisë.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje pas intervistimit./arbresh.info/
“ Prishtinë 12.04.2021-23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti, pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare, me të cilën bashkëjeton. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.”
“Prishtinë 12.04.2021-21:00. Është arrestuar i dyshuar mashkull shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht dhe kanosur bashkëshorten e tij femër shtetase e Shqipërisë. Ankuesja së bashku me dy fëmijët e sajë, pasi që ndihej e rrezikuar nga i dyshuari, është dërguar në Strehimore. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.”
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...