Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka shprehur të enjten shqetësimin në lidhje me numrin, siç thuhet, alarmues të rasteve të ngacmimeve seksuale në institucionet e arsimit, veçanërisht në Universitetin e Prishtinës.
Ky reagim sipas këtij rrjeti vjen pas deklarimit të disa studentëve të mjekësisë, se janë ngacmuar nga profesorët e tyre.
“Raportimi i ngacmimeve seksuale nga 27 studente të fakultetit të mjekësisë shkakton shqetësim të madh për sigurinë dhe integritetin e të gjithë studentëve. Kërkojmë nga Këshilli Etik që të trajtojë këtë çështje në mënyrë emergjente, duke respektuar rregulloret dhe ligjet në fuqi dhe duke siguruar mbështetje të plotë për viktimat. Është e rëndësishme që autori i kësaj vepre të ndëshkohet për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe integritetin personal”, thuhet në reagimin e RrGK-së.
Po ashtu, ky asociacion i bënë bën thirrje rektoratit të Universitetit të ndërmarrë masa të menjëhershme për zbardhjen e këtyre rasteve dhe për të krijuar mekanizma të besueshëm për raportimin e ngacmimeve seksuale.
“Universitetet duhet të jenë ambiente të sigurta dhe të mbështetjes për studentët, jo vende ku abuzimet tolerohen ose mbulohen. Autorët e këtyre veprimeve janë pjesë e institucioneve publike dhe duhet të përballen me përgjegjësi për veprat e tyre. Kërkojmë shkarkimin e ngacmuesve seksual si dhe ndëshkimin e tyre sipas ligjit”, thuhet në reagim.
Po ashtu RrGK kërkon që ky rast të trajtohet me seriozitet nga institucionet e drejtësisë dhe të arsimit, duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për adresimin e tij dhe dënimin e personit përgjegjës.
“Ngacmimi seksual i vajzave dhe grave në shoqërinë tonë mbetet ndër brengat kryesore, për të cilën duhet të ngrisim zërin të gjithë ne, vazhdimisht dhe pa asnjë kompromis. Kurse, reagimi i duhur institucional ndaj këtyre rasteve ndikon në luftimin e tyre dhe krijimin e një shoqërie ku vajzat dhe gratë gëzojnë një jetë të barabartë dhe pa dhunë me bazë gjinore”, thuhet në reagimin e RrGK-së./Arbresh.info/
Parashikimi i motit për nesër – E diela me shi, pasdite mund...
Pritjet në kufi: Dheu i Bardhë pika më e ngarkuar
Nicolas Maduro sjellet në Nju-Jork
Gjermania mbështet kërkesën për një zgjidhje të qëndrueshme ...
Maduro pritet të paraqitet në gjykatë deri të hënën në mbrëm...
Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, plagoset një vajzë kali...