Gazeta zvicerane “Neue Zurcher Zeitung” – NZZ, ka publikuar sot një artikull në të cilin zbulohet se shteti Zviceran ka organizuar takime joformale në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Siç shkruan gazeta zvicerane, në këto takime ka marrë pjesë zv.kryeministri dhe kreu i ekipit negociator, Besnik Bislimi, dhe kryediplomati serb, Marko Gjuriq.
Por, për këtë shkrim ka reaguar Klisman Kadiu, këshilltar për media i zëvendëskryeministrit në detyrë, Besnik Bislimi, ka thënë se ky i fundit nuk ka pasur asnjë takim me Marko Gjuriqin në Zvicër.
Kadiu në reagimin e tij ka shkruar se krahas BE-së, edhe Zvicra organizon çdo vit takime me shoqëri civile, ekspertë, politikanë dhe qeveritarë nga të dy shtetet në lidhje me dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.
“Zëvendëskryeministri Bislimi, nuk ka patur asnjë takim në Zvicër me Marko Gjuriq dhe kurrë nuk e ka takuar atë”.
Bellingham mohon zërat për probleme të brendshme tek Reali
Një 36-vjeçar gjendet pa shenja jete në Prizren
Haxhiu: Ende pa vendim për Presidentin, Kurti dhe Osmani pri...
Policia e Shqipërisë në gatishmëri, apel për kujdes në akset...
Duka reagon pas rinovimit të Sylvinhos: Vazhdojmë së bashku ...
Fillon bora në Bogë