Ministria e Punëve të Brendshme e Republika e Kosovës ka vlerësuar lartë rezultatet e raportit rajonal “SecuriMeter 2025”, të publikuar nga Regional Cooperation Council, i cili mat opinionin publik mbi sigurinë në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor.
Sipas raportit, 64% e qytetarëve në Kosovë ndihen të sigurt, duke e renditur vendin me nivelin më të lartë të perceptimit të sigurisë personale në rajon. Raporti thekson se disa vende të tjera kanë shënuar rënie të ndjesisë së sigurisë, ndërsa Kosova dallohet për stabilitet dhe besim në institucionet e sigurisë.
Të dhënat tregojnë se besimi i qytetarëve në polici është 70.6%, ndërsa në ushtri 74.6%. Raporti evidenton gjithashtu kënaqësinë e qytetarëve me prezencën dhe patrullimet policore në hapësirat publike, si dhe nivelin më të ulët në rajon të perceptimit për ndërhyrje të padrejta në jetën private.
Në aspektin ekonomik dhe social, 58.4% e qytetarëve e konsiderojnë Kosovën vend të sigurt për të jetuar, ndërsa 80.5% nuk kanë plan të emigrojnë, një rritje e ndjeshme krahasuar me vitet e mëparshme. Raporti tregon gjithashtu se shqetësimi për qeverisjen, korrupsionin dhe ndikimet e jashtme është më i ulëti në rajon, duke reflektuar përmirësim në luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e sundimit të ligjit.
Sa i përket migracionit, qytetarët e Kosovës nuk e perceptojnë ardhjen e të huajve si kërcënim për sigurinë apo ekonominë. Gjatë vitit 2024 janë lëshuar 8,293 leje qëndrimi për shtetas të huaj, prej të cilave 3,974 për qëllime punësimi, në përputhje me legjislacionin dhe standardet evropiane.
Raporti evidenton gjithashtu orientimin strategjik të qytetarëve drejt integrimit euro-atlantik: 71% e qytetarëve mbështesin anëtarësimin në BE, ndërsa 90.8% në NATO.
Ministria e Punëve të Brendshme thekson se do të vazhdojë përpjekjet për të thelluar reformat në sektorin e sigurisë, për të forcuar sundimin e ligjit dhe për të garantuar siguri dhe barazi për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Luis Enrique flet pas kualifikimit të PSG: Jemi gati për këd...
Sveçla: Qëndrueshmëria institucionale ka ndikuar në rritjen ...
Ekstradohet nga Beogradi shtetasi shqiptar, akuzohet për dhu...
Prezantohet draft-raporti për Shqipërinë në Parlamentin Evro...
IKD padit Ministrinë e Shëndetësisë, kërkon shfuqizimin e ta...
FIFA ka besim të plotë te Meksika për organizimin e Kupës së...