Sot në orën 11 e 30 minuta del raporti për vizat.
Burime të Express kanë treguar se raporti është pozitiv.
Sipas të njëjtit burim komisarët që janë marrë me përpilimin e raportitdo të dalin me njoftimin se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet nga procesi i dialogut për liberalizim vizash.
Një veprim i tillë i Komisionit Evropian ishte pritur shumë më herët, sidomos pasi Kuvendi i Kosovës kishte ratifikuar Marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, e që ishte paraqitur si kusht shtesë në këtë proces.
Por më pas doli që ai nuk ka qenë kushti i fundit, sepse BE-ja insistonte edhe në një raportim se Kosova ka përmbushur kushtin tjetër, atë të dëshmive konkrete në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivelin e lartë.
Nga sot nis numërimi i votave me postë
Sot mbahet Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin...
Moti sot në Shqipëri me vranësira të dendura dhe shira në të...
Europa solidarizohet me Zvicrën pas tragjedisë, Von der Leye...
Çmimet e arit dhe argjendit arrijnë nivele rekord në vitin 2...
Ky është zyrtari policor që ia shpëtoi jetën gruas së rënë n...