Ish-Kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi ishte kritikuar vazhdimisht, sidomos nga qeveria aktuale, mirëpo raporti i fundit i UNDP-së nxjerr krejt diçka tjetër.
Nga anketimet e qytetarëve të bëra nga UNDP në raportin e kënaqësisë së qytetarëve të Kosovës me institucionet e vendit, të njohura ndryshe si Pulsi Publik, del se ka pasur rritje të knaqshmërisë së qytetarëve me punën e Kryeprokurorisë së Shtetit, e cila deri para pak muajsh udhëhiqej nga Aleksander Lumezi, shkruan arbresh.info.
Në këtë raport evidentohen rrije e numrit të njerëzve të gatshem të protestojnë, rënie në pozitivitet sa i përket perceptimit të drejtimit ekonomik të vendit, etj.
Në Pulsin Publik të matur nga UNDP, shifrat tregojnë një rritje plot 34% të kënaqësisë së qytetarëve ndaj ish-kryeprokurorit, të cilin Kurti kishte kritika të mëdha duke e akuzuar për mos punë.
“Rritje është vërejtur në nivelin e kënaqshmërisë me performancën e gjykatave (39.1%) krahasuar me 33.9% në vjeshtën 2021 dhe 34.6% në maj 2021. Ky është niveli më i lartë i kënaqshmërisë me performancën e gjykatave i regjistruar nga anketat e opinionit të Pulsit Publik. Rritje e ngjashme e kënaqshmërisë është shënuar edhe me Zyrën e Kryeprokurorit. Gjithsej 37.1% e të anketuarve kishin pikëpamje pozitive për punën e Kryeprokurorit, krahasuar 34% në vjeshtën 2021 dhe 30.8% në maj 2021. Ky është niveli më i lartë i kënaqshmërisë i regjistruar që nga prilli 2014, kur niveli i kënaqshmërisë me punën e Zyrës së Kryeprokurorit
ishte 38.1%. Në përgjithësi, kënaqshmëria e qytetarëve me gjyqësorin tregon një rritje të qëndrueshme që nga viti 2019, siç tregohet në tabelën e mëposhtme”, thuhet ndër të tjera në raport./arbresh.info/


Vrasja e 2023-ës në Dragodan, ekspertja thotë se veprimet e ...
“Në këto momente është pak negativiteti në kokë, por t...
Shtëpia e Bardhë: Lufta po shkon ‘me sukses dhe sipas ...
Babai Ervis Martinajt paraqitet në Gjykatë: Djali im u vra n...
“Jemi të mërzitur por ka lojtarë që thonë trajner jam ...
Peja emëron në krye të shtabit teknik ish-trajnerin e Prisht...