Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit të pandemisë Covid-19 në vend.
Për njëzet e katër orë janë raportuar 11 raste, çka e bën numrin të jetë dyshifror.
Asnjë person nuk ka vdekur përgjatë kësaj kohe, përcjell Periskopi.
Ndërkohë që janë dhënë 1837 doza të vaksinës.
Raporti:
17 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.837 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.651.845 doza të vaksinës.
Deri më sot 775.898 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.734 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.941.
Në total numri i rasteve aktive është 317.
Zarf i kuq për Elijonën në Big Brother VIP
Shkurte Fejza, Ylli Limani, Mozzik dhe qindra artistë në mbë...
Durmishi: Gjykata Speciale është e padrejtë dhe nuk do të du...
Pas shkarkimit të Lecit, Liria emëron Ismet Munishin në krye...
Aksident mes tri veturave në Klinë, lëndohen katër persona
Vdiqën tragjikisht në Itali, mblidhen mbi 75 mijë euro për k...