Instituti GAP ka prezantuar raportin me temë “Forcimi i mbështetjes financiare për bizneset në pronësi të grave dhe pakicave etnike në Kosovë”. Sipas raportit, janë shfaqur shkeljet gjinore dhe etnike të programet e mbështetjes për biznese.
Drejtori Ekzekutiv në Institutin GAP, Blendi Hasaj ka thëksuar se fuqizimi ekonomik i grave dhe komuniteteve pakicë është e rëndësishme dhe kërkon trajtim të duhur.
Sipas tij, kjo kërkon angazhim të vazhdueshëm por edhe hulumtime që të kuptohet më saktësisht si shkalla aktuale e përkrahjes, nevoja për përkrahje, kapacitetet absorbuese të tyre, por edhe të mendohet dhe trajtohen tema edhe të llojit që flasin për sfidat dhe potencialet për rritjen e zgjerimin e tyre, të ndryshohet struktura aktuale ku 99% e bizneseve aktualisht janë biznese mikro, pra që të shkohet edhe një hap më tej.
Ai ka thënë se si Institut, janë angazhuar që të sjellin një pasqyrë të saktë për numrin, profilin dhe shtrirjen e bizneseve të grave në Kosovë, nivelin e anëtarësimit, sfidat dhe përfitimet nga shoqatat dhe odat e bizneseve, qasjen në financa, dhe problemet në sigurimin e kolateralit, se sa janë duke përfituar bizneset e grave nga tregtia elektronike, dhe më shumë.
“Punimi që po e publikojmë sot është i rëndësishëm pikërisht në këtë aspekt sepse jep shifra më konkrete për mbështetjen që gratë marrin nga fonde publike sikurse janë subvencionet dhe grantet, e që aktualisht është ndihmë e pamjaftueshme”, ka thënë Hasaj.
Anisa Zogaj, hulumtuese në Institutin GAP prezantoi raportin derisa ka thënë se vetëm 7% e bizneseve në pronësi të grave dhe 8% në pronësi të pakicave etnike kanë përfituar ndonjë lloj mbështetjeje.
“Qëllimi kryesor i raportit është pasqyra e ndihmës që ofrohet në tri nivele: qendror, lokal dhe nga organizatat joqeveritare. Në anketën e përdorur për raport janë përfshirë gjithsej 757 biznese në pronësi të grave dhe komuniteteve pakicë, nga të cilat 399 biznese në pronësi të grave dhe 358 biznese të pakicave. Të dhënat tregojnë pabarazi të vazhdueshme gjinore dhe etnike në programet mbështetëse të institucioneve publike. Sipas anketës së GAP, vetëm 7% e bizneseve në pronësi të grave dhe 8% në pronësi të pakicave etnike kanë përfituar ndonjë lloj mbështetjeje nga niveli qendror. Bazuar në të dhënat zyrtare, në skemat e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, gratë përfituan mesatarisht vetëm 12% të subvencioneve gjatë viteve 2018-2024. Po ashtu, në programet e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, bizneset në pronësi të grave përfituan mesatarisht 16% të granteve. Në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal të Balancuar të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, përfshirja e bizneseve të grave nuk ka kaluar 40%, ndërsa pjesëmarrja e pakicave etnike ka mbetur e ulët dhe e paqëndrueshme ndër vite. Në nivel lokal, përfshirja është ende më e kufizuar. Sipas të dhënave të anketës, vetëm 4% e bizneseve në pronësi të grave dhe 8% e bizneseve të pakicave kanë raportuar ndonjë formë mbështetjeje nga komunat ku veprojnë. Në anën tjetër, programet e organizatave joqeveritare (OJQ) janë vlerësuar si më të qasshme dhe efektive. Rreth 10% e grave dhe 8% e përfaqësuesve të pakicave raportojnë se kanë përfituar grante dhe subvencione nga OJQ-të vendore dhe ndërkombëtare. Mbështetja nga të gjitha nivelet është vlerësuar me ndikim të madh në qëndrueshmërinë dhe performancën e bizneseve nga mbi 95% e të anketuarve”, ka theksuar ajo.
Kurse, drejtori menaxhues nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK), Besnik Berisha ka deklaruar se FKGK nuk realizon financime, por është urëlidhëse e financimit./rtk
Pas ankesave të shumta të banorëve, KEDS thotë se është rreg...
PZAP e gjobit me 20 mijë euro Listën Serbe
“Njeri katastrofë je ti, unë kam me të nxjerr jashtë”, Toney...
“Kemi pasur veç pëlqim fizik, ia di profesionin”, Edi flet p...
Roma arrin marrëveshje totale me Zirkzeen, tani në sulm për ...
Qendrat për Pajisje me Dokumente ofrojnë shërbime me orar të...