Shumë herë kishte deklaruar se prioriteti i tij janë vendet e punës për qytetarët e Kosovës.
Por, muajt e fundit krejt çka keni mundur të shihni nga puna e kryeministrit ishin vetëm punësimet partiake dhe familjare në ndërmarrjet publike.
E fundit që dha vërejtje për papunësinë në Kosovë ishte Banka Botërore.
Në statistikat që kjo bankë ka publikuar ka nxjerrë një rezultat të dhimbshëm për Kosovën, shkruan arbresh.info.
Qeveria e Kosovës jo vetëm që nuk ka hapur vende të reja të punës, por edhe ato që kanë qenë disa janë mbyllur.
Janë 17 mijë kosovarë që kanë humbur vendet e tyre të punës gjatë vitit 2018, thuhet në statistikat e publikuara nga Banka Botërore.
E kjo si duket nuk i ka pëlqyer Kryeministrit Haradinaj. Ai i demantoi shifrat e dala nga kjo bankë.
Përmes një konference për media, kreu i ekzekutivit mohoi të ketë mbyllje të vendeve të punës në Kosovë.
“Nuk qëndrojnë këto shifra. Në kontekst si i merrni ju, është tjetër gjë. Nuk ka humbje të vendeve të punës në Kosovë, ka rritje të vendeve të punës, statistikat janë ekzistuese. Nuk është ajo rritje që kemi qejf me pa, por ka rritje të vendeve të punës”, tha Haradinaj.
Sipas njohësit të zhvillimeve ekonomike në vend, Mustafë Kadriaj, kryeministri në çdo vendimmarrje po vepron me kryeneçësi, gjë që sipas tij, mund të ndikoj negativisht në vendet ndërkombëtare.
“Për dallim nga të gjithë njerëzit kryeministri Haradinaj i bie vetes mësysh. E them këtë sepse gjithnjë mbas çdo punë të mirë që ka bë si në luftë dhe në paqe e ka prish me teket e tij dhe kam bindjen duke u munduar të shtyjë gjërat me kryeneçësi që së paku me politike nuk bën të ndodh e aq më pak kur je kryeministër i një vendi që influenca ndërkombëtare është shumë e madhe për shkak të rrugëtimit të Kosovës si shtet”, tha ai.
Sa i përket raportit të Bankës Botërore, Kadriaj e ka vlerësuar si goditje për kryeministrin Haradinaj.
E që sipas tij, ai pas kësaj është dashur të japë dorëheqje.
E fajin për largimin e investitorëve dhe humbjen e vendeve të punës, ai tha se e kanë sjelljet jo korrekte të kryeministrit, e që për shkak të këtyre sjelljeve ndërkombëtarët kanë humbur besimin e tyre për Kosovën.
“Dua te theksoj që me vendosjen taksës e ka mirëpritur si qytetarët dhe prodhuesit vendorë, por edhe kjo kryeneçësi ndaj ndërkombëtarëve po i kthehet me të njëjtën monedhe. Pra raporti i Bankës Botërore mendoj që ia ka dhënë goditjen me të madhe qe një kryeministër normal do te reflektonte deri në dorëheqje, duke e marrë parasysh gjendjen alarmante me ikjen e fuqisë punëtore nga vendi. Pra me sjelljet jo korrekte nda miqve ndërkombëtar Kosova çdo dite e më shumë po e humb besimin si për përkrahje financiare nga institucionet ndërkombëtare si BE, FMN dhe Banka Botërore, që në një ekonomi siç është Kosova ka shumë nevojë për këto infuzione financiare po ashtu edhe mos interesimi nga investitorë të huaj dhe krejt kjo reflekton në rritje te papunësisë apo humbje e vendeve te punës”, deklaroi ai.
Tutje, Kadriaj ka shtuar se ikjet e qytetarëve nga Kosova duhet të jenë si leksion për skenën politike. Sepse siç thotë ai, ekonomia e ka fjalën e fundit tek shteti.
‘’Kryeministri duhet të merr shumë shtruar qe kjo është gjendja faktike për fat jo të mirë, sepse niveli i punësimit është matësi më i mirë, sepse tregon atmosferë reale ekonomike ne një vend e për fat të keq në Kosovë dihet si është dhe si rezultat kemi ikje dhe tentim te largimit nga Kosova. Kjo njeherit duhet te jetë leksion për politikën ditore që të kuptojnë një herë e mire qe ekonomia e ka fjalën e fundit pra një shtet stabil ekonomikisht ka stabilitet politik si ne nivel te brendshëm dhe ndërkombëtar pra si dhe duhet të kuptoj kryeministri që si rezultat i diferencimit në pagë në mes sektorit publik dhe privat ka provokuar sektorin privat duke u larguar nga vendi për shkak që nuk mund të mbulojë shportën konsumit dhe veshmbathje e mos te flasim për rekreacion apo ndonjë investim në ekonomitë familjare’’, tha ai.
Nga gjendja aktuale në shtetin e Kosovës, kanë dalë të zhgënjyer shumë qytetarë, ku çdo ditë e më shumë raportohet për ikje të qytetarëve nga vendi./E.Haxhiu/Arbresh.info/
Fituesja e Çmimit Nobel për Paqen nga Venezuela ia dorëzon m...
Fillon zbatimi i Ligjit për komunikacionin dhe i Ligjit për ...
Real Madridi përgatitet për epokën e dytë të “Galaktikëve”, ...
Trump: Të gjitha opsionet janë në tavolinë për të ndalur mas...
Haradinaj viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë: I pashë të mot...
Rinumërohen 216 vendvotime nga 914 gjithsej