Megjithëse jemi në vitin 2016, Komisionet parlamentare, vazhdojnë të shqyrtojnë raporte të vitit 2014. E një prej këtyre raporteve, ishte ai i performansës së Ndërmarrjeve Publike për vitin 2014, i cili u shqyrtua nga Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri.
Megjithëse me vonesë, ky raport u cilësua i mangët, sa i përket të dhënave që kanë të bëjnë me performansën e ndërmarrjeve publike dhe se me këto mangësi, nuk u lejua që të shkojë në Kuvend.
Blerim Grainca, anëtar i komisionit nga radhët e LDK-së, tha se shqetësuese mbetet performansa e kompanive publike. Megjithatë tha se shqetësuese mbetet dhe shqyrtimi me vonesë i këtyre raporteve.
“Unë i kuptoj rrethanat që kanë qenë vitin e kaluar në skenën politike në Kosovë. Por tash jemi në vitin 2016 dhe shqyrtojmë raportin e 2014-të s. Mendoj se jemi pak vonë dhe në kushte dhe rrethana normale do të duhej të shqyrtohej në gjashtë mujorin e parë të vitit vijues”, tha Grainca.
E Muhamet Mustafa, kryetar i këtij Komisioni tha se ky raport është i mangët, pasi që i mungojnë shumë të dhëna.
“Raporti që kemi përpara, përfshin disa të dhëna, të cilat mund të na lejojnë të konstatojmë që ka disa rezultate të caktuara. Por megjithatë në bazë të këtij raporti, nuk mund të vlerësojmë me këto të dhëna që i kemi këtu performansën e këtyre ndërmarrjeve dhe bordeve. Pasqyra financiare është e mangët sepse nuk i kemi shpenzimet”, tha Mustafa.
Ndërsa Besim Beqaj, anëtar i këtij Komisioni nga radhët e PDK-së tha se gjendja në ndërmarrjet publike nuk
“Gjendja nëpër ndërmarrje publike nuk është e mirë, vazhdon me qenë sfidë, për të gjithë. Dhe në raport po shihet se i kemi disa përmirësime të cilat, janë bërë. Nëse flasim për sektorin ujërave, janë përmirësime të cilat janë bërë mbi bazën e projekteve”, tha Beqaj.
E Flutura Shala, nga Ministria e Zhvillimit ekonomik e cila prezantoi raportin për performansën e Ndërmarrjeve Publike, tha se ka pasur progres sa i përket ndërmarrjeve publike, por nuk ka qenë progresi i cili është pritur.
Ndryshe, sipas këtij raporti numri i përdoruesve të telefonisë mobile në Kosovë ka arritur 1.73 milionë, apo thënë në përqindje 95.4 për qind. Nga këta përdorues, Vala mban 53.4 përqind, IPKO 36.2 pëqind dhe Z Mobile 10.4 për qind. Sipas të hyrave Vala vazhdon të ketë afër 54 për qind të të hyrave të tregut.
Stuhitë vazhdojnë të godasin Italinë jugore, shkaktojnë kaos...
Netanyahu pranon të bashkohet me `bordin e paqes` të Trump
“Ka qëndruar afër një djali që më ka pëlqyer”, Elijona e aca...
Cili është komuniteti më i diskriminuar në kontinent? BE me ...
Pacolli për Rugovën: Madhështia e tij qëndronte në thjeshtës...
Valon Berisha do t’i bashkohet gjigantit boshnjak