Sot Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar 20 vjetorin e ditës së Veteranëve.
Përmes një statusi në Facebook, Haradinaj ka uruar të gjithë Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan arbresh.info.
Haradinaj ka thënë se së bashku me veteranët ka kaluar ditë të paharruara me shumë vështirësi dhe flijime.
“Të dashur Veteranë, Kaluam së bashku ditë të paharruara, me vështirësi e flijime, të pikëlluar kur humbnim shokët, të lumtur kur korrnim fitore.
Tani, kur jemi në 20 vjetorin e Rezistencës dhe dhjetë vjetorin e pavarësisë duhet të jemi më të bashkuar se kurrë, si popull e shoqëri që kontribuojmë në qytetarinë aktive, për ndërtimin dhe fuqizimin e Republikës sonë. Urime 30 Dhjetori – Dita e Veteranit!”, ka shkruar Haradinaj./Arbresh.info
Tri transferimet që Flick kërkon nga Barcelona gjatë verës
“E urrej veten”, Benita i bie pishman që ka shprehur pëlqim ...
55 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Vdes koreografi i njohur kosovar
Vidhet vetura me targa të huaja në Skënderaj
Trump tjetër paralajmërim për Iranin: “Gjëra të këqija” do t...