Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për herë të parë për marrëveshjen që ka bërë për qeverisjen e vendit me ish-presidentin e ndjerë të Kosovës, njëherësh ish-kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Haradinaj ka thënë se me Rugovën është marrë vesh për qeverisjen e vendit në pranverën e vitit 2004, pas trazirave të marsit të atëhershëm.
Shefi i ekzekutivit ka kujtuar se me Rugovën ka biseduar pas një takimi që kishin pasur figurat e vendit me zyrtarët perëndimorë.
“Më tha: ‘Ramush bre, të pata vetë më 2001… A po i bëjmë bashkë institucionet’”, ka kujtuar Haradinaj t’i ketë thënë Rugova.
“Çka po ta merr mendja, në vjeshtë?”, i kishte thënë Rugova, Haradinajt, ka treguar ky i fundit.
Haradinaj ka thënë t’i jetë përgjigjur pozitivisht ofertës së Rugovës.
“I thashë: Po, nëse na dalin numrat, për hair na qoftë”, ka kujtuar Haradinaj. “Ia kam dhënë dorën, e shikova në sy”, ka theksuar ai.
Perez e do te Reali, vjen përgjigja nga Jose Mourinho
Zyrtari iranian thotë se numri i të vdekurve në protestat në...
Me minus 68 vota, rinumërimi i deritanishëm e lë jashtë Kuve...
I dolën mbi 800 vota më pak pas rinumërimit, reagon Driton S...
Indonezi, gjenden mbetjet e avionit të zhdukur me 11 persona
Rama: Nderimi me medaljen “Zayed” vlerësim i paharrueshëm, k...