Ramush Haradinaj premton ujë të pijshëm dhe energji lokale për Suharekën

20:13 | 23 Dhjetor 2025
Q L

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur tubim elektoral në Suharekë. Atje, kandidati i këtij subjekti politik për kryeministër, Ramush Haradinaj, deklaroi se shëndetësia, arsimi, ekonomia dhe mbrojtja do të jenë fusha prioritare në rast të fitores së tij në zgjedhje.

Haradinaj është ndalur edhe te çështjet e sigurisë dhe integrimit euroatlantik, duke theksuar se, mbështetja për programin e AAK-së do ta afrojë Kosovën drejt anëtarësimit në NATO. Ai ka përmendur gjithashtu projekte konkrete për Suharekën, përfshirë furnizimin me ujë të pijshëm dhe mundësinë e prodhimit të energjisë në nivel lokal.

Para simpatizantëve në Komunën e Suharekës, kandidati I Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për kryeministër, Ramush Haradinaj prezantuoi pikat kryesore të programit qeverisës të AAK-së, duke theksuar se shëndetësia, arsimi, ekonomia dhe mbrojtja do të jenë fusha prioritare në rast të fitores në zgjedhje.

Ai sqaroi se programi i partisë është i zbatueshëm, dhe sipas tijë, synon përmirësimin e mirëqenies së familjeve dhe kategorive të ndryshme shoqërore.

Haradinaj është ndalur edhe te çështjet e sigurisë dhe integrimit euroatlantik, duke theksuar se, mbështetja për programin e AAK-së do ta afrojë Kosovën drejt anëtarësimit në NATO.

“Siguria duhet të jetë e njëjtë për të gjithë qytetarët dhe anëtarësimi në NATO është një qëllim strategjik për Kosovën”, tha Haradinaj.

Ai ka përmendur gjithashtu projekte konkrete për Suharekën, përfshirë furnizimin me ujë të pijshëm nga burimet e Dragaqinës dhe mundësinë e prodhimit të energjisë në nivel lokal.

“Dy projekte i kam të gatshme, termocentralin dhe gazsjellësin. Ndërsa siguria dhe anëtarësimi në NATO mbeten prioriteti kryesor. Unë e di rrugën se si Kosova mund të anëtarësohet në NATO”, tha Haradinaj.

Sipas tij, AAK ka bërë, përllogaritjet e nevojshme për rritje ekonomike, rritje të pagave, hapje të vendeve të reja të punës për të rinjtë dhe pensione më dinjitoze për të moshuarit.

“Nëse më jepni votën, angazhohem që punët të kryhen me përgjegjësi dhe të sjellin rezultate Në tubim janë prezantuar edhe tre kandidatët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputetë nga komuna e Suharekës”, tha Haradinaj.

Shpërndaje në rrjete sociale