Kandidati për Kryeministër i koalicionit PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj në Gjilan, ka përshkruar se si ai i sheh dy kundërkandidatët e tij dhe partitë e tyre, që garojnë më 11 qershor.
Duke bërë thirrje që të votohet koalicionit për “Fillim e Ri”, Haradinaj tha se kundërshtarët e tij janë njerëz që u shkarkuan nga Qeveria dhe nga Komuna, duke iu referuar LDK’së, ndërsa Vetëvendosjen i quajti eksperiment social.
“Me 11 keni me zgjedhë një qeveri dhe koalicion të një kryeministri që është shkarkuar, qe ë ishte shkarkuar edhe nga kryeqyteti. Apo, keni po ashtu edhe me zgjedhë eksperiment social. Ata që nuk dëshminë që e kuptojnë seriozitetin e shtetin”, pyeti Haradinaj gjilanasit, duke u bërë thirrje tutje për votë koalicionit PDK-AAK-NISMA.
Para një numri të madh të qytetarëve, Haradinaj në Gjilan, foli edhe për raportet me Serbinë, që sipas tij po provon “t’i futë duar në Kosovë”.
Gabimi që shumë njerëz bëjnë me vitaminën D – mund të ketë p...
Perisic dëshiron rikthimin tek Interi, afër marrëveshja
Rënia e fasadës së objektit në Fushë Kosovë, Inspektorati i ...
Dolce për Limin: Më pengoi që e pashë të përqafuar me Albën,...
Lirohen 80 të burgosur politikë të tjerë në Venezuelë, numri...
Liverpooli merr vendim për Robertsonin, pas kontaktit nga To...