Ramush Haradinaj në betimin e nipit të tij, i cili iu bashkua FSK-së (Foto+Video)

15:56 | 30 Shtator 2016
M. A.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në ceremoninë e 16 kadetëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës të cilët sot kanë dhënë betimin në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Me rastin e kësaj ceremonie për të parë nga afër betimin e nipit të tij, në ceremoni ishin edhe disa familjarë të Haradinjave.

Në mesin e 16 kadetëve që dhanë betimin sot është edhe Luan Haradinaj, djali i dëshmorit të kombit Shkëlzen Haradinaj.

Shpërndaje në rrjete sociale