Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar të enjten numrin e votave që kanë fituar kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës, në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, pas numërimit të mbi 90 për qind të votave në vendvotime.
Ramush Haradinaj ka udhëhequr me 37,752 vota nga koalicioni AAK-Nisma-Konservatorët-Intelektualët, pas procesimit të 90.41% të vendvotimeve në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN).
I dyti në listë është Fatmir Limaj, me 22,207 vota, ndërsa Daut Haradinaj renditet i treti me 21,796 vota. Time Kadrijaj është e katërta me 12,976 vota, ndërsa Bekë Berisha i pesti me 12,972 vota. Arbëreshë Kryeziu ka fituar 10,824 vota, Lahi Brahimaj 10,611 vota dhe Veseli Krasniqi ka 10,407 vota.
Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka marrë 9,757 vota, ndërsa Xhevahire Izmaku ka siguruar 9,439 vota. Gani Bajraktari ka marrë 8,970 vota, Arbër Tolaj 8,520, Albana Bytyqi 8,398, Endrit Shala 8,229 dhe Besnik Tahiri 8,006.

Gjeneral Jashari vlerëson mbështetjen japoneze për FSK-në
Kosova s’përfiton nga 171 milionë eurot që BE-ja ndan për Ba...
Tri kombëtare evropiane po shqyrtojnë bojkotin e Kupës së Bo...
Publikohen shifrat, rriten shkëmbimet tregtare Shqipëri-Izra...
Nëse i njihni këta persona, kontaktojeni policinë – dyshohen...
Policia arreston një person të dyshuar për vjedhje të rëndë ...