Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka përkujtuar heroin Agim Ramadani, në 21 vjetorin e rënies së tij.
Haradinaj ka thënë se Ramadani i ka shërbyer Kosovës me krejt kapacitetin e tij intelektual dhe patriotik.
“Më 9 prill të vitit 1999, nën udhëheqjen e Agim Ramadanit, gjatë Betejës së lavdishme të Koshares, thyhet kufiri ndër-shqiptar”.
“Vetëm dy ditë më pas, më 11 prill 1999, Komandant “Katana” bie heroikisht në Altarin e Lirisë. Sot, në 21 vjetorin e rënies, e kujtojmë njërin prej komandantëve më të shquar të UÇK-së”.
“Kujtojmë luftëtarin, artistin e shkrimtarin, i cili Kosovës i shërbeu me krejt kapacitetin e tij intelektual dhe patriotik. Lavdi e përjetshme Agim Ramadanit dhe të gjithë atyre që u flijuan për lirinë e Kosovës”.
Çmimi i Bitcoin bie për ‘tokë’
Inspektorati mbyll 26 motele dhe villa në gjithë Kosovën
Roma po e shqyrton rikthimin e Tottit me një rol të rëndësis...
Ministri për pakicat pretendon se të drejtat e shqiptarëve n...
I pari i futbollit në botë uron Agim Ademin për rizgjedhjen ...
Gjukanoviq uron Kurtin për fitoren gjatë një takimi në Prish...