Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj njoftuar se ka marrë vendim që të subvencionojnë me 500 euro të gjithë personat që përballen me sëmundje malinje.
Ndërkaq, vendimi tjetër është për nënat lehona, të cilat do të subvencionohen me 300 euro për secilën lindje.
“ Do të subvencionojmë me 500 euro të gjithë personat që përballen me sëmundje malinje, si mbështetje morale dhe financiare në periudha të vështira. Do të subvencionojmë me 300 euro çdo nënë lehonë, për secilën lindje, si shenjë përkrahjeje dhe respekti për sakrificën, mundin dhe rolin e tyre të pazëvendësueshëm në familje dhe shoqëri”.
“Këto vendime janë dëshmi e fjalës së mbajtur dhe e përkushtimit tonë për politika sociale në shërbim të qytetarëve”, shkroi Ramosaj.
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë