Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur sot për një takim zyrtar Ambasadorin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu.
Në këtë vizitë të tij në Komunën e Drenasit, Ambasadori Braathu ka përgëzuar qeverisjen Lladrovci për respektim te ligjit, njofton Klan Kosova.
Më tej gjatë këtij takimi, i pari i Drenasit ka rrëfyer në përgjithësi ambasadorin Braathu për zhvillimet në këtë komunë për respektimin e ligjit, largimin e punonjësve që kanë vepra penale, respektimin e kuotës gjinore ne qeverisje, kthimin e pronës komunale që nuk i kanë përmbushur obligimet e kontraktuara, mbrojtja e tokës bujqësore, komosative dhe komunale, fillimin e ndërtimit të rrugës me katër korsi, Polluzhe-Drenas-Komoran, njofton Klan Kosova.
Kryetari Lladrovci ka njoftuar ambasadorin Braathu edhe për krijimin e Parkut të ri të Biznesit përballë Parkut të Biznesit, caktimin e lokacionit për ndërtimin e Stadiumit të Kosovës, ndërtimin e ujëmbledhësit në Vërboc dhe krijimin e digës për liqen ne gjatësi mbi 2 kilometra, për procedurat e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal dhe Hartave Zonale Komunale, çmimet e fituara për përformancë komunale, transparencë, për mbrojtje të mjedisit dhe çmime të tjera. Kryetari Lladrovci ka kërkuar nga misioni i OSBE-së në Kosovë të shikoj mundësit e ndihmës për zyre ligjore për të vazhduar qeverisjen ne respektim të ligjit.
Ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, ka falënderuar kryetarin Lladrovci për takimin dhe informatat e hollësishme të paraqitura. Braathu ka përgëzuar kryetarin Lladrovci për qeverisjen e tij në respektim të ligjit, mbrojtjen e tokave bujqësore dhe komunale./klan kosova/
Shqipëria paralajmëron dënime për mos deklarim të tatimeve o...
“Liria ka Emër” viziton familjen e Kadri Veselit: Solidarizo...
Rritet presioni ndaj Serbisë për Banjskën, Zëvëndësekretarja...
Aksident fatal në Athinë, vdes një 16-vjeçar shqiptar
Drita mezi mund Drenicën, vendos Besnik Krasniqi
Kurti u takua me deputetë të Bundestagut gjerman