Kryetari i komunës së Drenasit – Ramiz Lladrovci, ka paditur ish kandidatin për kryetar të kësaj komune, Xhavit Drenorin.
Përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, Lladrovci ka thënë se arsyeja e padisë është sipas tij shpifjet që Drenori i ka bërë në faqen e tij në Facebook për Lladrovcin.
“Sot, kam deponuar padi të re, kundër Xhavit Drenorit që aktivitetin jetësor e ka rrjetin social, Facebook dhe kotësitë plot shpifje të cilat duhet t’i argumentojë para gjykatës.
Në demokraci, shpifja është e dënueshme, pres ballafaqim me shpifësin pranë organeve të drejtësisë!
Gjithsesi, e kam njoftuar Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës për çështjen kundër shpifësve të vjetër”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.
Në padinë e Lladrovcit thuhet se më datën 21.05.2019, i padituri Xhavit Drenori në llogarinë e tij personale në rrjetin social Facebook, ka postuar një shkrim, ku ndër të tjera thotë: “Ramizi i ka kërkuar Naimit me e gjetë një shofer për me i transportu këtë shumë (para të Ramizit), për në Zvicerr e jo Gjermani siç u shkrua në media”, duke ju referuar transportit të 1.5 milion euro, i cili shkrim është publikuar edhe në portalet vendore të Republikës së Kosovës.
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...