Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka ngritur padi për shpifje ndaj Xhavit Drenorit, ka njoftuar vetë ai në Facebook
Ku gjest i Lladrovcit ka ardhur pasi Asamblisti i Komunës së Drenasit, Xhavit Drenori ka thënë se ka dyshime që Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka qenë i informuar edhe më herët për veprime të paligjshme të policit Vesel Veseli, i cili po dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një nxënëse 16 vjeçare.
Statusi i plotë i tij:
Sapo kam deponuar padi për shpifje, ndaj ish asamblistit komunal Xhavit Drenori, i cili situatën tejet të rënduar në komunën tonë, e ngarkon edhe më shumë, me shpifje dhe dezinformata.
Kjo është padia e radhës ndaj Drenorit, për shpifje. Pres nga institucionet e drejtësisë, të marrin vendim meritor, ngase, nuk është hera e parë që Xhavit Drenori, vihet në fokus të mediave me shpifje e insinuata të turpshme.
Kam besim në organet e rendit, të hetuesisë dhe gjyqësorit se do ta zbardhin tërë rastin e abuzimit të së miturës, duke dhënë dënimin për secilin që ka rënë ndesh me ligjin, sikur që pres edhe dënim për ata që shpifin nga motivet e tyre të sëmura.

Aksident mes dy automjetesh në Fushë Kosovë, lëndohen dy per...
Kurti mirëpret miratimin e buxhetit, tregon se ku do të rrit...
Komandanti i KFOR-it takohet me zëvendësshefin e Forcave të ...
Pritet të nisë protesta e tretë kombëtare e PD, mbi 1300 efe...
“Vendim i turpshëm”, Trump reagon pasi Gjykata Supreme rrëzo...
Fondacioni Behgjet Pacolli shpërndan pako ushqimore për fami...