Zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani, ka thënë se Serbia paraqet kërcënimin kryesor për sigurinë në Ballkan.
Në një reagim në profilin e tij Ramadani, ka përmendur blerjen e katër aeroplanëve ‘MIG 29’, që Serbia ka marrë nga Bjellorusia.
Megjithatë ai thotë se edhe përkundër saj, shteti serb vazhdon të luaj rolin e viktimës.
“Serbia ka kontraktuar edhe 4 aeroplanë luftarak “MIG 29”, tash nga Bellorusia. Në të njëjtën kohë, e paraqet veten si viktimë në rajon, duke paralajmëruar luftë kundër “Shqipërisë së Madhe”, gjë që ekziston vetëm në propagandën serbe”, ka shkruar Ramadani.
Ai ka përmendur edhe vizitën që Vladimir Putin do të realizojë në Beograd në mesin e janarit të këtij viti.
“BE-ja ia hap kapitujt, ndërsa Putini e viziton në mes të janarit 2019.Serbia paraqet kërcënimin kryesor të sigurisë në Ballkan”, ka përfunduar Ramadani në reagimin e tij.
Rreth 70% e familjeve në Prishtinë të pakënaqura me ngrohjen
Kurti: AKI po avancon kapacitetet dhe po forcon sigurinë kom...
Zelensky: Ukraina nuk po e humbet luftën, ne kemi çliruar mj...
Malisheva dhe Dukagjini ndahen në paqe
Rama: Konkursi i Gjuhës Shqipe, fije e artë që lidh fillesat...
Osmani flet në telefon me presidentin e Finaldës: Diskutuam ...