Ramadani: Ndalimi i Haradinajt mund të rikthej tensione mes Kosovës e Serbisë

09:44 | 10 Janar 2017
M. A.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, ka reaguar për arrestimin e liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt.

Ramadani ka shkruar se ndalimi i Haradinajt në Francë, bazuar në fletarrestin e Serbisë, ka rikthyer tensionimin mes Kosovës e Serbisë.

Sipas Ramadanit, tensionimi mund të përcillet me konsekuenca të mëdha politike dhe të sigurisë. Ndërsa sipas tij institucionet duhet të angazhohen në mbylljen e këtij rasti në favor të shqiptarëve të Kosovës.

Gjeni të plotë statusin e Ramadanit:

Tensionimi kulmor i raporteve Kosovë-Serbi

Ndalimi i ish-luftëtarit emblematik të UÇK-së, Ramush Haradinaj, në Francë bazuar në fletarrestin e Serbisë, ka rikthyer tensionimin e shkallës së gjerë midis Kosovës dhe Serbisë.  Këto dy shtete, që filluan një proces normalizimi rreth gjashtë vjet më parë, kanë hyrë në përkeqësim të raporteve në nivelin më të lartë. Tensionini kulmor mund të përcillet me konsekuenca të mëdha politike dhe të sigurisë, po ashtu. Institucionet e Kosovës duhet që seriozisht dhe në baza ditore të angazhohen në mbylljen e këtij rasti në favor të së vërtetës së shqiptarëve të Kosovës, përkatësisht luftës çlirimtare, derisa situata të mos ketë marrë dimensione të rënduara brenda Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme