Ramadani komenton takimin e Kurtit me Listën Serbe: Po shkel parimet

15:33 | 30 Janar 2020
M. A.

Albin Kurti do të takohet sot me përfaqësuesit e Listës Serbe.

Këtë veprim të Kurtit, politologu, Shkodran Ramadani, e quan si shkelje të parimeve që lideri i VV i kishte theksuar dikur.

Madje ai thotë se ky takim e legjitimon Albin Kurtin si dorë të zgjatur të Beogradit, Vuçiqit, Daçiqit e Gjuriqit.

Postimi i plotë i tij:

“Asnje kungull mbi uje nuk do me i mete Kurtit. ?

Takimet e Kurtit me Listen Srspka e legjitimojne kete te fundit si dore te zgjatur te Beogradit, Vuçiqit, Daçiqit e Gjuriqit. Bashke me perfshirjen e tyre ne Qeveri, Kurti po shkele edhe premtimin qe pati bere me heret se, para se te nise dialogun me Serbine, do te nise dialogun me serbet lokale, por pa Listen Srpska. Kete te fundit Kurti e shihte si anti-Kosove dhe si mjet te Serbise per te minuar shtetesine e Kosoves dhe per te penguar integrimin e serbeve lokale ne teresine tone kushtetuese. Tash Listen Serbe edhe e perfshin ne Qeveri, edhe heq dore nga premtimi i tij per te neutralizuar pushtetin e Serbise mbi serbet e Kosoves”(SIC), shkruan Shkodran Ramadani në profilin e tij në Facebook./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale