Zëvendësministri i FSK-së, Burim Ramadani, ka reaguar ndaj kërkesës së tetë pjesëtarëve të FSK-së, të cilët kanë kërkuar demobilizim shkaku u presionit që po bëjnë ndaj tyre autoritetet e Serbisë.
Ramadani, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është krejtësisht i papranueshëm presioni i Serbisë ndaj serbëve të Kosovës.
Postimi i plotë i Ramadanit:
”Presioni i Serbisë ndaj serbëve të Kosovës është krejtësisht i papranueshëm.
Komuniteti serb në Kosovë po rrit çdo ditë e më shumë besimin në institucionet e sigurisë së Kosovës, përfshirë këtu edhe në FSK.
Ndërsa, Serbia po rrit presionin ndaj tyre, në mënyrë krejtësisht të padrejtë dhe vulgare.
FSK është shtëpi për të gjitha komunitetet. Aty edhe pjesëtarët serbë kanë karrrierë profesionale dhe të sigurt”, ka shkruar Ramadani.
Rreth 70% e familjeve në Prishtinë të pakënaqura me ngrohjen
Kurti: AKI po avancon kapacitetet dhe po forcon sigurinë kom...
Zelensky: Ukraina nuk po e humbet luftën, ne kemi çliruar mj...
Malisheva dhe Dukagjini ndahen në paqe
Rama: Konkursi i Gjuhës Shqipe, fije e artë që lidh fillesat...
Osmani flet në telefon me presidentin e Finaldës: Diskutuam ...