Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj gjatë raportimit të tij në Komisionin parlamentar për Shëndetësi ka insistuar që familjarët që janë negativë me COVID-19 nuk lejohen të qëndrojnë në klinikat ku trajtohen pacientët me sëmundjen infektuese.
I pyetur nga deputeti i LVV-së, Fitim Uka se a po lejohen familjarët në klinika, ministri Zemaj tha se është çështje tjetër si e kryejnë punën udhëheqësit e klinikave e SHSKUK dhe rojat e sigurisë.
E drejtori i IKSHP-së, Naser Ramadani u është drejtuar anëtarëve të komisionit duke iu thënë se ‘po pengohet në kryerjen e punës së tij’.
Këto reagime, Ramadani i bëri pas pyetjes së kryesueses së Komisionit, Albena Reshitaj e cila kërkoi të di rreth një versioni të ri të koronavirusit në Angli. E pas kësaj Ramadani kërkoi nga deputetët që të bëjnë pyetje logjike, sepse ‘durimi ka ardhur në skaj’ sipas tij.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...