Ramadan Nishori, i mbijetuar i dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, ka shprehur krenarinë dhe lumturinë e tij për ndikimin që rrëfimi i tij publik ka pasur tek të tjerët.
Ai ka bërë të ditur se pas paraqitjes së tij më 14 prill, dy burra të tjerë që kishin përjetuar dhunë gjatë luftës, janë paraqitur në shoqatën KCRT për të kërkuar ndihmë.
“Jam shumë i lumtur dhe krenar që pas rrëfimit tim, më 14 prill, dy burra (të dhunuar gjatë luftës), kanë ardhur në shoqatë (KCRT) dhe kanë kërkuar ndihmë. Kjo më bën të ndihem akoma më krenar për atë që kam dalë dhe kam rrëfyer. Jam shumë falënderues gjithë shoqërisë kosovare për mbështetjen që ma kanë dhanë. Vetëm ata dy që kanë dalë është shumë, shumë e rëndësishme për mua”, ka deklaruar Nishori në një intervistë për gazetarin Xhemajl Rexha.
Ai ka vlerësuar mbështetjen e gjerë që ka marrë nga shoqëria, duke e konsideruar si një faktor thelbësor për përballimin e dhimbjes dhe hapjen e rrugës për të tjerët që kanë përjetuar trauma të ngjashme.
Nishori ka rrëfyer gjithashtu se ndarja e historisë së tij me familjen ka qenë një hap i rëndësishëm në procesin e shërimit të tij.
Ai ka përmendur përvojat e tij të dhimbshme gjatë luftës, përfshirë torturat në burg dhe traumën e Masakrës së Dubravës.
Në fund, ai ka bërë thirrje për të gjithë ata që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës që të kërkojnë ndihmë profesionale, duke theksuar se ky hap për të ka qenë jetik: “Ka qenë mënyra për me shpëtu jetën time.”
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...