Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se zonës së vjetër të Prishtinës po i kthehet identiteti.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka shkruar se Komuna e Prishtinës është gati për të rivitalizuar rrugën “Mehmet Kaçurri” e cila sipas tij, po merr pamje fantastike.
“Zonës së vjetër të Prishtinës po i kthehet identiteti. Jemi gati me rivitalizimin e rrugës “Mehmet Kaçurri” e cila po merr pamje fantastike. Kjo rrugë përmban 18 ndërtesa, tre prej të cilave janë monumente arkitekturore, pjesë e Listës së Trashëgimisë Kulturore në Mbrojtje të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.Rruga “Model” do të shërbej si shembull për rigjenerimin e blloqeve tjera brenda Qendrës Historike të Prishtinës[‘, shkroi Rama./Arbresh.info
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Parashikimi i motit për të premten
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ylli i Man Cityt do të largohet nga klubi në fund të sezonit...
Trump: Rihapja e Hormuzit nuk është përgjegjësi e SHBA-së