Kryetari i Komunës së Prishtinës,Përparim Rama thotë se nga biseda me Kryeshefin Ekzekutiv të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” Arsim Fetahu është informuar se cilësia e ujit është përmirësuar dukshëm.
Me anë të një postimi në Fcabeook, Rama tha se brenda pak ditësh uji mund të përdoret për pije, shrkuan Arbresh.info.
“Sapo bisedova në telefon me Kryeshefin Ekzekutiv të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Arsim Fetahun, i cili më informoi se cilësia e ujit është përmirësuar dukshëm dhe brenda pak ditësh do të mund ta përdorim për pije.”, tha Rama.
Ai i luti qytetarët që të kenë durim.
“Ju lutem të keni edhe pak durim, ndonëse e kuptoj shqetësimin që ju keni, sepse z.Fetahu më siguroi që shpejt mund ta konsumojmë ujin sepse tashmë nivelet e manganit në të janë ulur dhe vetëm duhet zbatuar disa procedura të nevojshme që më pas ta përdorim ujin lirshëm për pije.”, përfundoi i pari i Prishtinës./Arbresh.info.
Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, lëndohen gjashtë pers...
Prishtina me fitore jetike ndaj Pejës në “Karagaç”
Mbytet anija në brigjet greke, 22 të vdekur
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për pesë ditë...
Aliti për mediat turke: Turqia ka një kombëtare shumë të for...
Irani: Kemi goditur bazën ajrore të amerikanëve në Jordani