Rama, Trumpit për Gjykatën Speciale: Për hir të Zotit, reagoni para se të jetë vonë

17:41 | 19 Shkurt 2026
E.H

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka mbajtur një fjalimin gjatë takimit inaugures të Bordit të Paqes.

Në fjalimin e tij, ai e ftoi presidentin e SHBA-së, Donald Trump, që të veprojë lidhur me zhvillimet në Gjykatën Speciale përpara se të jetë vonë.

Kreu i qeverisë shqiptare tha se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ishte parandaluar për të nënshkruar marrëveshjen e Washingtonit nga prokurori Jack Smith, i cili iu vu pas edhe vetë presidentit amerikan.

Rama theksoi se Thaçi po i bën gjashtë vite në burg të një gjykate që sponsorizohet nga disa shtete demokratike, që sipas Ramës ato duhet të jenë të turpëruara nga një lloj i tillë i drejtësisë ndërkombëtare.

“Presidenti i Kosovës atëherë u pengua brutalisht të udhëtonte drejt Shtëpisë së Bardhë për ta nënshkruar atë marrëveshje në prani të Presidentit Trump. Dhe kjo ishte vepër e po atij prokurori “sicario” që kishte shkuar edhe pas vetë Presidentit Trump dhe për këtë u bë i famshëm në mbarë botën”, tha Rama transmeton Klankosova.tv.

“Sot, Presidenti i Kosovës ka kaluar tashmë gjashtë vite në paraburgim para një gjykate speciale në Hagë, e sponsorizuar nga disa shtete demokratike, disa prej tyre të pranishme këtu, të cilat duhet të turpërohen për këtë lloj drejtësie ndërkombëtare.Vetëm javën e kaluar, zoti President, një tjetër prokuror i financuar nga ky vend i madh dhe taksapaguesit e tij kërkoi 45 vite burgim për të, një kërkesë që dërgoi valë tronditëse poshtërimi nëpër një komb të tërë që kërkon paqe”, shtoi ai.

“Në këtë moment, vetëm pak muaj e ndajnë një njeri që u ngrit nga rezistenca kundër spastrimit etnik për t’u bërë paqebërës nga një përfundim potencialisht shkatërrues në një gjykatë që deri më tani ka dështuar në çdo hap për të respektuar standardet e drejtësisë demokratike.Për hir të Zotit, zoti President, le të bëjmë diçka para se, siç thoni ju, gjëra shumë të këqija të ndodhin përsëri”, u shpreh Rama.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme