Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka treguar në një intervistë për median gjermane Der Spiegel se ka një pikë ku nuk bie dakord me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç pavarësisht bashkëpunimit që kanë me Open Balkan.
“Për Kosovën ramë dakord që nuk do të pajtoheshim. Mendoj se Serbia duhet ta njohë Kosovën. Por, Aleksandër Vuçiç nuk mund ta bëjë këtë. Por, të paktën mund të flasim për këtë temë. Dhe ne bashkëpunojmë në projekte si ai i Ballkanit të Hapur,” – u shpreh Rama.
Sa i takon pjesëmarrjes së Kosovës në Open Balkan, Rama tha se Kurti pret faljen e Serbisë fillimisht, gjë me të cilën ai vetë bie dakord, por mendon se diçka e tillë do ndodhë vetëm kur dialogu të funksionojë.
Kryeministri Rama kujtoi se ai ka qenë lideri i parë shqiptar që ka vizituar Serbinë pas 68 vitesh./euronews.al/
27 vjet pa djemtë dhe bashkëshortin e saj, Ferdonije Qerkezi...
Pas prishjes së ndërtimeve pa leje, Rama: Hapen rrugët për L...
Nëntë anëtarë të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhan...
Haxhiu: Kërkesat për takime me opozitën do të vazhdojnë, sea...
Kurti në Francë, Vuçiq pretendon se kryeministri mund të kër...
Ndeshja historike, Rama thirrje kryetarëve të komunave: T’i ...