Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se shërbimi mjekësor në shtëpi për qytetarët bëhet çdo ditë të javës nga ora 07:00 deri në 19:00.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama tha se ata që për shkak të sëmundjes apo moshës nuk mund të marrin shërbime në institucionet shëndetësore, kujdesi shëndetësor u shkon në shtëpi, përcjell Arbresh.info.
“Shërbim mjekësor në shtëpi për qytetarët e Kryeqytetit, 7 ditë në javë duke përfshirë edhe ditët e festave! Për të gjithë ata që për shkak të sëmundjes apo moshës nuk mund të marrin shërbime në institucionet shëndetësore, kujdesi shëndetësor vjen tek ju. Orari: Çdo ditë, 07:00 – 19:00 (e hënë – e diel)Na kontaktoni: 0800 99999; 038 222 374. Kujdesi është vetëm një thirrje larg”, ka shkruar Rama./Arbresh.info
Bypass-i i Shëngjinit, Rama: Investim kyç për lehtësimin e t...
Lëndim i rëndë për Courtois, humb sfidat vendimtare të këtij...
82 vjeçari goditet nga vetura në Prizren
Lëndohet Avdullahu, humb takimin e madh me Sllovakinë
Spitali i Pejës bën apel, kujdes me ushqimin për Bajram
Sllovakia publikon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ...