Punimet për sheshin “Xhorxh Bush” në pjesën që e kanë lejuar autoritetet e trashëgimisë kulturore, janë duke vazhduar.
Këtë e ka bërë të ditur edhe kryetari i Prishtinës, i cili është zgjedhur edhe për një mandat, Përparim Rama.
Rama në një postim në Facebook ka thënë se sheshi “Xhorxh Bush”, po merr formë.
Punimet që parashiheshin ta transformonin sheshin “Xhorxh Bush” ishin përcjellë me shumë polemika. Problemi qëndron te mosmarrëveshjet mes Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për atë se çka rrezikon asetet e trashëgimisë kulturore e çka jo.
Komuna lëndën e kishte dërguar në gjykatë duke kërkuar pezullimin e vendimit të Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore e më pas edhe shqyrtim të ligjshmërisë së ndalimit të punimeve. Gjykata e ka refuzuar pezullimin dy herë radhazi.
Tahiri: Bizneset në prag kolapsi, po mbytet sektori që i gje...
Mateo tenton ta puthë Brikenën, banorja mbyllet në tualet
Një muaj paraburgim për shoferin që goditi për vdekje 27-vje...
Sulmet amerikane-izraelite godasin centralin bërthamor irani...
Shqipëria publikon listën për ndeshjen ndaj Polonisë në play...
Rama mbjell lule bashkë më fëmijët e kryeqytetit në ditën e ...