Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, të merkurën ka publikuar pamje nga projekti i rrugës “Jim Xhema” apo “A”, punimet e së cilës u ndaluan ditë më parë me vendim të Gjykatës Komerciale.
Rama përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo rrugë është ndër projektet më të rëndësishme për kryeqytetin, ndërsa ka shtuar se ajo do të reduktojë në masë të madh kolonat, kundërmimin e ujërave të zeza në lagjen “Kalabria” dhe do të rrisë zhvillimin ekonomik.
Postimi i plotë:
Rruga “Jim Xhema” apo “A” është ndër projektet më të rëndësishme për Kryeqytetin.
Në videon më poshtë mund të shihni trasenë e rrugës dhe të kuptoni rëndësinë e veçantinë e kësaj rruge 6 kilometra, e cila do të lidhë lagjet “Kalabria” dhe “Mati” me Prishtinën e Re, duke reduktuar kështu në masë të madhe kolonat, eliminuar në tërësi kundërmimin e ujërave të zeza në lagjen “Kalabria” dhe rritur zhvillimin ekonomik në Kryeqytet.
Andaj kjo rrugë do të bëhet, mund të vonohet, por do të realizohet për të mirën e të gjithë qytetarëve, jo vetëm të Prishtinës por të gjithë vendit./Arbresh.info/
Oficeri i FSK-së kryen me sukses trajnimin e këmbësorisë, vl...
Rama takon Whitakerin: Prioritet i përbashkët, forcimi i mar...
Haxhiu: Në jetën dhe veprën e Rexhep Qosjes, fjala shqipe gj...
Murati nënshkruan udhëzimin: Arkat fiskale bëhen digjitale d...
OVL-UÇK mirëpret procedimin e ligjit për UÇK në javën tjetër
Burgim i përjetshëm për dy terroristët e Banjskës, Hoxha: Ta...