Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama ka bërë të ditur se Prishtina po pozicionohet fuqishëm në hartën globale, duke u vlerësuar për vizionin dhe karakterin e saj unik.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkroi se Prishtina ishte shembull ndër 120 qytetet e Evropës dhe Arabisë, që morën pjesë në forumin “Arab European Cities Dialogue”, përcjell Arbresh.info
Postimi i plotë:
Prishtina po pozicionohet fuqishëm në hartën globale, duke u vlerësuar për vizionin dhe karakterin e saj unik.
Para kryetarëve të 120 qyteteve të botës Prishtina u vlerësua për vizionin tonë:
Qytetari i parë – një qytet që vendos qytetarin në qendër të zhvillimit të tij!
Arti dhe kultura si motor për rritjen ekonomike – duke i dhënë qytetit një dimension të fuqishëm kulturor dhe ekonomik!
Festivalet si faktori kyç në branding-un e qytetit – duke e shndërruar çdo ngjarje në një promovim global të identitetit dhe vlerave të Prishtinës!
Pata mundësinë të dëgjoj nga kryetarët e Bukureshtit, Amanit, Sarajevës, Madridit dhe Bejrutit përshtypjet e tyre mbi karakteristikat dhe zhvillimin e kryeqytetit tonë. Prishtina ishte shembull ndër 120 qytetet e Evropës dhe Arabisë, që morën pjesë në forumin “Arab European Cities Dialogue”.
Ne po forcojmë diplomacinë urbane dhe po zhvillojmë ide të reja për të mirën e qytetarëve tanë. – Ky është vizioni i Prishtinës, që na nevojitet: një qytet i hapur, i zhvilluar dhe një referencë në agjendat globale.
Qytetet nuk presin!
Qytetet udhëheqin!
Qytetet po ndërlidhen!
Qytetet janë fuqia e të tashmes dhe të ardhmes./Arbresh.info
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje