Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se sot kanë mirëpritur një delegacion nga qyteti Cospicua i Maltës, të kryesuar nga kryetari Marco Aguis.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama theksoi se delegacioni u impresionua nga mikpritja dhe kultura jonë, shkruan Arbresh.info.
Rama tha se në takim kanë diskutuar edhe mundësitë e bashkëpunimit në fushat e zhvillimit urban dhe kulturor.
“Diskutuam mundësitë e bashkëpunimit në fushat e zhvillimit urban dhe kulturor, dhe u dakorduam për thellimin e këtij bashkëpunimi, duke shkëmbyer përvoja që do të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të kryeqytetit.”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Kurti premton 1 miliard euro për investime kapitale
Opozita kritikon Vuçiqin për mungesë në samitin BE-Ballkani ...
KFOR-i amerikan në terren: Kështu ndihmohet në ruajtjen e nj...
Sasa flet për lidhjen e saj 10‑vjeçare: Ka mendu që ma ulë v...
Rayo Vallecano-Drita, formacionet zyrtare
Kamberi takon ambasadorin Canaj, diskutohen çështjet e Lugin...