Aplikimi i reciprocitet është normë ndërkombëtare dhe marrëveshje e arritur nga dy palët andaj duhet të respektohet.
Kështu tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke shprehur shqetësimin për zhvillimet në veri të vendit.
“Demonstrimi i forcës ushtarake duhet t’i lë vend demonstrimit të forcës së arsye”, deklaroi Rama në një konferencë të përbashkët për medie me kryeministrin Albin Kurti, në Prishtinë.
Sipas Ramës, manovrat e bërë në kufirin e Kosovës nga serbët nuk mbrojnë qytetarët serbë, raporton arbresh.info.
“Sot jemi dëshmitar të manovrave të Serbisë në kufi. Ato manovra nuk mbrojnë qytetaret serbë në veriun e Kosovës ashtu siç pretendojnë disa fantazma të ushtrisë së mundur 20 vite më parë. Qytetarët serbë në Kosovë nuk kërcënohen nga askush këtu dhe si askund atyre ju paguhet dhe rryma dhe fatkeqësisht këto manovra të tyre nxisin reagime. Aplikimi i reciprocitet është një normë ndërkombëtare dhe një marrëveshje arritur me kohë mes dy palëve. E drejta këtu është me Kosovën dhe jo me Serbinë. Qeveria shqiptare e ndan bindjen se problemi duhet të zgjidhet në dialog”, tha Rama./arbresh.info/
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...