Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbajtur një konferencë për media pas takimit informal të mbajtur në Tiranë me liderët e rajonit në përgatitje për samitin e Procesit të Berlinit, ku mungoi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
I pyetur për këtë mungesë, Rama u përgjigj se të gjithë ishin të ftuar deh se kush deshi erdhi dhe kush nuk mundi nuk erdhi, shkruan Arbresh.info.
“Nuk shoh asnjë interes sepse ishin të gjithë të ftuar, kush deshi erdhi, kush s’mundi s’erdhi’, tha kreu i qeverisë shqiptare.
Sipas njoftimit të Qeverisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ishte pjesë e këtij takimi, pasi që ai do të shkojë në një konferencë në Kretë të Greqisë, ku paneli për Ballkanin Perëndimor ishte në ditën dhe kohën e njëjtë./Arbresh.info
Lexo edhe:
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...