Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paraqitur ndryshimet e mëdha në Sahat Kullën e Prishtinës, një prej monumenteve më të rëndësishme në kryeqytet.
Rama ka publikuar fotografitë para dhe pas restaurimit.
I pari i kryeqytetit ka theksuar se pas restaurmit, ora e Sahat Kullës ka filluar të rrahë sërish.
Rama ka shkruar se me ndriçimin modern, Sahat Kulla sot është një nga pikat më të bukura në Prishtinës natën.
“Sahat Kulla – Përtej kohës! Pas dekadash heshtjeje, mekanizmi i Sahat Kullës u restaurua dhe ora e qytetit filloi të rrahë sërish, duke rikthyer një pjesë të shpirtit të Prishtinës. Me ndriçimin e saj modern, Kulla nuk është më vetëm monument i historisë, por është bërë një nga pikat më të bukura dhe më të dukshme të qytetit natën”, ka shkruar Rama.
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...