Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është deklaruar lidhur me çështjen e pagesave për shërbimet e mbeturinave kur raportet mes Komunës dhe kompanisë “Pastrimi” janë tensionuar së fundmi.
Ai ka theksuar se pavarësisht nëse qytetarët kanë bërë pagesat për shërbimet e pastrimit në Komunë apo direkt te kompania “Pastrimi”, ato nuk do të humbin.
“Ne kemi kërkuar që faturat të paguhen në Komunë, mirëpo kushdo që ka paguar, qoftë në ‘Pastrimi’ apo në Komunë, ato para nuk humbin”, ka thënë Rama.
Kryetari gjithashtu theksoi se mënyra më e duhur për të kryer këto pagesa mbetet përmes Komunës.
77-vjetori i NATO-s, Haradinaj: Kosova i mbetet përjetësisht...
Rama: Nis pastrimi i mbeturinave në MAT-1, apel për qytetarë...
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë
Pacolli uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shëndet për të gjith...