Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se në prag të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, të gjitha shkollat publike në kryeqytet do të mbajnë më 16 shkurt oranë e parë mësimore kushtuar historikut, rolit dhe sakrificës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
“Si Kryeqytet, kemi obligim institucional dhe moral të kultivojmë te brezat e rinj respekt për historinë, sakrificën dhe idealet tona,” ka deklaruar Rama.
Ai ka shtuar se “kujtesa historike është themel i identitetit dhe respektit për shtetësinë”, duke nënvizuar rëndësinë e edukimit të nxënësve mbi kontributin e UÇK-së për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Arben Kingji vizitë zyrtare në Rumani, fokus bashkëpunimi në...
Haxhiu shpreh keqardhje për ekspozitën, thotë se vendimi u m...
Barcelona pritet të marrë një kompensim të madh financiar ng...
Aksident trafiku në Lupç të Podujevës, dy automjete përplase...
Papa Leoni viziton Monakon, bën thirrje kundër pabarazisë gl...
Ekspozita skandaloze për masakrat, Rama përshëndet reagimin ...