Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka reaguar lidhur me ftesën që është bërë së fundi nga Gjykata Speciale ndaj Kadri Veselit dhe ish-pjesëtarëve të tjerë të UÇK-së.
Përmes një shkrimi në Twitter, Rama e ka cilësuar të padrejtë ftesën nga Gjykata Speciale ndaj secilit luftëtar të UÇK-së.
“Sado e padrejtë ftesa për në Gjykatën Speciale për luftëtarët e UÇK, nuk mbetet tjetër veçse e drejta për të treguar të vërtetën për të drejtën e fituar me luftë nga një popull, që pa Ushtrinë Çlirimtare do të ishte ende i mohuar në të drejtën e tij! Solidarë me Kadri Veselin????”, ka shkruar Rama në Twitter.
OVL-UÇK kujton dëshmorët e Komunës së Istogut
Raportohet për të paktën 3,375 iranianë të vrarë gjatë luftë...
Të shtëna me armë në një qendër tregtare në New Jersey, një ...
Zyrtare: Malisheva ndanë rrugët me trajnerin Elon Berisha
Negociatat SHBA-Iran në Islamabad vazhdojnë, Witkoff dhe Kus...
Kurti kujton masakrën në Lubizhdë të Hasit: Dëshmi e gjenoci...