Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka treguar për arritjet në kryeqytet gjatë këtij viti.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka thënë se është duke u bërë një super punë në terren, falë kontratave të nënshkruara me operatorë ekonomikë, shkruan Arbresh.info.
I pari i Prishtinës ka treguar se vetëm në gjashtëmujorin e parë të vitit 2023, kjo komunë ka nënshkruar 231 kontrata me kompani të ndryshme për realizimin e projekteve, vlera e të cilave është 55 milionë euro.
Sipas tij, këto shifra tregojnë se Prishtina është në rrugë të mbarë të shpenzimeve të buxhetit.
“Një rritje prej 43% i kontratave mesatare mujore, në krahasim me vitin e kaluar, që ishin 19 ndërsa këtë vit 33. Gjatë gjithë vitit të kaluar janë nënshkruar 229 kontrata në vlerën e 35 milionë eurove. Këto shifra na tregojnë se jemi në rrugë të mbarë për shpenzimin e buxhetit më shumë se çdo vit tjetër më pare”, ka shkruar Rama./Arbresh.info/
Trump pranon armëpushim dyjavësh me Iranin
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...