Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka konfirmuar se e ka anuluar mbledhjen e përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë nesër në Gjakovë.
Në një konferencë të jashtëzakonshme për medie, Rama ka thënë se mbështetja e ndërkombëtarëve ndaj Kosovës më nuk do të jetë si më parë dhe pasojat do t’i bartin edhe qeveritë që vijnë pas Albin Kurtit.
“Mbështetja nuk do të jetë si më parë, do të jetë më e kursyer dhe më e kushtëzuar edhe për qeveritë e tjera pas Albin Kurtit”, ka thënë ai.
I pyetur se a do ndëshkohet Kosova me heqje të vizave, Rama tha se nuk jep koment, por ka shtuar se bashkësia ndërkombëtare po detyrohet ta ndëshkojë një shtet që e ka krijuar vet.
”Nuk më takon mua të bëjë asnjë koment për këtë, jam i tmerruar nga ideja që këto mund të ndodhin. Nuk është çështja që janë masa të cilat kjo bashkësi merr ndaj vendeve jo dashamirëse. Kjo bashkësi po detyrohet t’i marrë ndaj një shteti që ka krijuar vet”, ka thënë Rama./Arbresh.info
Gjashtë ndryshime të Kampionatit Botëror të vitit 2026
Mbi 1,000 makina të djegura në natën e Vitit të Ri, të paktë...
Nga sot nis numërimi i votave me postë
Sot mbahet Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin...
Moti sot në Shqipëri me vranësira të dendura dhe shira në të...
Europa solidarizohet me Zvicrën pas tragjedisë, Von der Leye...