Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë një kërkesë urgjente drejtuar kryeministrit në detyrë Albin Kurti, duke paralajmëruar se mungesa e veprimit nga Ministria e Financave po krijon bllokadë serioze në funksionimin e shërbimeve publike të Kryeqytetit.
Në një postim në Facebook, Rama tha se komuna i ka drejtuar shumë kërkesa Ministrisë së Financave, por mungesa e përgjigjeve zyrtare ka sjellë pasoja të drejtpërdrejta për qytetarët.
“Sot shërbimet publike në Prishtinë po rrezikohen për shkak të kësaj bllokade,” deklaroi ai.
Kërkesat e Komunës, sipas Ramës, janë të qarta dhe të mbështetura në ligj: Alokimi i plotë i të hyrave vetanake dhe zbatimi i vlerave të miratuara për Ndarjen Buxhetore 2025
Ai theksoi se është e papranueshme që qytetarët të bëhen “peng i dinamikave politike”.
Rama i bëri thirrje Kryeministrit në detyrë që të veprojë menjëherë për të mos lejuar ndërprerjen e shërbimeve themelore në Kryeqytet, duke nënvizuar se “përgjegjshmëria institucionale nuk mund të shtyhet”.
Inter dështon të marrë një fitore ndaj Torinos, shtyhet fest...
Bie një foshnje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret m...
Llapi reagon zyrtarisht: Vetëm përfaqësuesit e autorizuar fl...
KQZ-ja është gati për zgjedhje
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes
Aksident në Tiranë, vdes një 42-vjeçar