Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë një konference live me gazetarët i është përgjigjur edhe pyetjeve lidhur me rrëzimin e qeverisë Hoti dhe kërkesat e vazhdueshme nga Kosova për miratimin e një rezolute nga Kuvendi për të njohur e dënuar gjenocidin serb.
Rama thotë se qeveria Hoti ka firmosur në emër të Kosovës, por sipas tij, s’ka më zi se sa kur përfaqësimi ndërkombëtar kthehet në politikë të brendshme.
Ndërkohë më tej Rama ka thënë se lufta për liri për Kosovën në Kosovë e Shqipëri nuk nis nga Presidentja në detyrë apo kryeministri në pritje.
“Nuk ka më zi për një vend se sa përfaqësimi i vet ndërkombëtar të kthehet në një politik të brendshme sepse vendi bëhet qesharak. PS ka kaluar rreth 15 rezoluta. Historia e luftës për liri në Kosovë dhe Shqipëri nuk fillon me Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin në pritje për tu ribërë kryeministër. Kjo është një politikë e brendshme si miell për politikën e jashtme. I ka kushtuar shumë Kosovës” – tha Rama./TCH
Ekspertët paralajmërojnë: Përdorimi i kokainës po del jashtë...
Rutte: Jam plotësisht i bindur se NATO do ta hapë Ngushticën...
Guardiola: Është gjithmonë speciale të fitosh një trofe, kem...
Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, e dyshuara dhe vikti...
Aksident me fatalitet në Vlorë, dy të vdekur e një i lënduar...
320 vende, mbi 1 mijë aplikantë në Forca e Sigurisë së Kosov...