Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Romë.
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Zv/Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm italian, Antonio Tajani, Rama tha se për herë të parë Shqipëria nuk mund të linjëzohet me deklaratën e Bashkimit Europian.
Ai tha se për sa kohë Bashkimi Europian nuk bën një deklaratë të dytë ku t’i kthejë përgjigje mesazhit që vjen nga Beogradi me shpalljen e zisë kombëtare, qëndrimi i qeverisë shqiptare do të qëndrojë i njëjtë.
“Për sa i përket qëndrimit tonë për herë të parë në kundërshtim me një deklaratë të politikes së jashtme të Bashkimit Europian, ky qëndrim lidhet me faktin se deklarata e Bashkimit Europiam është një deklaratë e cila, jo se në vetvete ka problem, pasi adreson diçka që është thënë më parë nga përfaqësuesi Josep Borrell, lidhur me detyrimet e Kosovës në raport me dialogun, por ka një problem të madh se nuk i përshtatet realitetit të ditëve të fundit”u shpreh Rama.
Rama tha se është e pamundur që shteti shqiptar të linjëzohet me BE-në sa i përket qëndrimit ndaj Serbisë.
“Ne e kemi të pamundur të linjëzohemi me Bashkimin Europian pa parë një deklaratë të dytë që adreson problematikën e ditëve të fundit ku ka ndodhur një zhvillim dramatik, pasi është vrarë një efektiv i Policisë i Republikës së Kosovës, nga një grup kriminal që ka qenë qartësisht i komanduar për të ushtruar terror në veriun e Kosovës, gjë që u pasua nga shpallja e një dite zie kombëtare në Beograd”,tha Rama.
Sipas tij, ky është momenti për të dënuar me zë të lartë atë që ka ndodhur në veriun e Kosovës.
“Kjo për ne është e papranueshme, e pajustifikueshme, e madje është e dënueshme, sepse është jo europiane dhe sepse njëkohësisht është sinjali më i keq që Serbia mund të jepte në të njëjtën kohë për të gjithë Ballkanin dhe për gjithë Europën. Kemi kërkuar që Bashkimi Europian dhe i gjithë komuniteti Euro-atlentik të vërë alarmin në nivelin më të lartë dhe të përdorë instrumentat në dispozicion për ti kthyer përgjigje këtij mesazhi të parpanueshëm që vjen nga Beogradi me shpalljen e zisë kombëtare. Deri në momentin që nuk do të ketë një deklaratë të dytë nga Bashkimi Europian ne nuk do të linjëzohemi me deklaratën e parë. Ky është momenti për të dënuar me zë të lartë atë që ka ndodhur në veriun e Kosovës”, tha kryeministri Rama./Arbresh.info/
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”
Apple do të lëshojë pesë produkte të reja pas dy javësh, pri...
NASA synon që në fillim të marsit të dërgojë njerëz përsëri ...
Tri metoda natyrale si të ulni tensionin e lartë
Nga mëngjesi deri në darkë – sa gota me ujë duhet të pini