Përderisa tenderi për mbeturinat vazhdon të jetë në Organin Shqyrtues të Prokurimit, Komuna e Prishtinës, për më pak se një muaj, përmes procedurës së negociuar ka angazhuar dy operatorë privatë për menaxhimin e mbeturinave.
Njohës të fushës kritikojnë Komunën se nuk ka ndarë informacione paraprakisht rreth këtyre dy kontratave. Dy operatorët privatë i kanë kushtuar buxhetit komunal 2 milionë euro.
Pasi nuk mundën të procedojnë tutje me tenderin për mbeturinat, Komuna e Prishtinës nisi procedurat e tjera negociuese për kontraktimin e operatorëve privatë.
Në kohën kur tenderi për mbeturinat ishte në OSHP, Komuna e Prishtinës në maj të këtij viti ka kontraktuar dy operatorë privatë. Të njëjtit për 6 muaj do të paguhen 2 milionë euro për menaxhimin e mbeturinave.
Komuna ka angazhuar grupin e operatorëve ekonomik “Selmans Network” për 1 milion e 200 mijë euro dhe operatorin “Niti-N” SH.P.K me vlerë 800 mijë euro.
Deri në momentin e publikimit të njoftimit për nënshkrimin e këtyre kontratave, nga Iniciativa për Progres-INPO thonë se Komuna nuk ka publikuar asnjë të dhënë në faqen e prokurimit.
Edhe auditorë të brendshëm thonë se Komuna ishte dashur të presë vendimin e OSHP-së rreth tenderit për mbeturinat para se përmes procedurës së negociuar të lidhë kontrata me operatorë privatë.
Ndërkaq, dyshime për lidhjen e këtyre dy kontratave kanë ngritur edhe nga kompania “Pastrimi”.
Megjithatë, nga Komuna e Prishtinës mohojnë dyshimet e ngritura. Dyshime janë ngritur edhe për mënyrën se si do të kontrollohet puna e këtyre dy operatorëve privatë. Të dy operatorët do të paguhen në bazë të sasisë së mbeturinave që grumbullojnë, transportojnë dhe depozitojnë./rtk
Personi që u plagos në Mitrovicë është 25 vjeçar, ndodhet ja...
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër
Hamza: Legjislatura e re nis në moment vendimtar – Mbrojtja ...
Albin Kurti zyrtarisht mandatar për formim të Qeverisë